Putin: Çdo vend që do ndërhyjë në Ukrainë do marrë përgjigje të menjëhershme

28 Prill 2022 | 07:15

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar se çdo vend që do përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë do të përballet me një përgjigje të menjëhershme nga Moska.

“Nëse dikush nga jashtë përpiqet të ndërhyjë në Ukrainë dhe të krijojë kërcënime strategjike për Rusinë, përgjigja jonë do të jetë e shpejtë”, tha Putin para ligjvënësve në Shën Petërburg.

Udhëheqësi rus shtoi se të gjitha vendimet se çfarë do të përfshijë kjo përgjigje ishin marrë tashmë, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

“Ne kemi të gjitha mjetet me të cilat askush nuk mund të mburret, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme”, u shpreh ai.

SHBA-të dhe aletatët kanë rritur dërgesat e armëve në Ukrainë, teksa Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi pak ditë më parë se Uashingoni dëshiron të shohë një Rusi të dobësuar ushtarakisht, shkruan BBC.

Zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia po pengohet në përpjekjet e saj për të avancuar në lindje.

Javën e kaluar, Rusia nisi një ofensivë të madhe për të marrë rajonin e Donbasit pasi u tërhoq nga zonat përreth kryeqytetit Kiev.

Por sipas një zyrtari, forcat ruse e kanë të vështirë të kapërcejnë rezistencën e fortë ukrainase dhe po pësojnë humbje.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026