Qyteti i Kerson në Ukrainë do përdorë rubla nga 1 maji, thotë zyrtari rus

28 Prill 2022 | 07:30

Qyteti Kerson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar do të kalojë në përdorimin e monedhës ruse rubla duke filluar nga 1 maji.

Kështu raportoi media shtetërore ruse Ria Novosti, duke cituar nënkryetarin e administratës ushtarako-civile të rajonit Kirill Stremousov.

Sipas Stremousov, periudha e tranzicionit, gjatë së cilës rubla ruse dhe hryvnia ukrainase do të jenë në qarkullim. Pas kësaj periudhe, rajoni i Kerson do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse.

Ndërsa, gjigandi rus i energjisë Gazprom paralajmëroi Poloninë dhe Bullgarinë se do të ndërpresë furnizimin me gaz nëse dy shtetet nuk paguajnë me rubla.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje që vendet jomiqësore me Rusinë duhet të paguajnë gazin në monedhën vendase, rubla.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026