Siguria në aeroportet greke, si nisin kontrollet e pasagjerëve
Fluturimet ajrore në Greqi kanë rinisur por pasagjerët edhe ngurojnë të nisin udhëtimet. Dhe ata që e ndërmarrin një hap të tillë duhet t’i nënshtrohen rregullave strikte të higjenës.
Pasagjerët duhet të mbajnë maskë gjatë të gjithë kohës dhe të vazhdojnë me kontrollin digjiital dhe daljen e bagazheve në sportelet automatike.
“Procedura nuk është e vështirë. Cdokush mund ta bëjë. Vetëm më të moshuarit mund të kenë nevojë për pak ndihmë sidomos herën e parë”shprehet një udhëtar.
“Kam nevojë për dikë të më ndihmojë, të më tregojë ku duhet të shkojë ku të lë bagazhet. Është e vështirë kur je vetëm dhe për herë të parë, herën tjetër ia del më mirë” thotë një pasagjere.
Aeroportet greke kanë adaptuar një seri masash për të mbrojtur
shëndetit e udhëtarëve. Dezinfektues për duart janë vendosur kudo dhe panele janë vendosur aty ku është e nevojshme kontakti sic janë për shembull vendet ku merren biletat apo informacione të ndryshme.
“Një tjetër masë e rëndësishme është të mbahet distanca sociale aq sa është e mundur. Në të gjitha terminalet ka punonjës për të dhënë guidën e duhur” shprehet Alexandros Aravanis, menaxher i përgjithshëm në aeroportin ndërkombëtar të Athinës.
Të afërmit dhe miqtë e pasagjerëve nuk mund të hyjnë në aeroport. Stafi i kompanisë dhe aeroportit ndihmon këdo që ka nevojë për udhëzime dhe do ti mësojë edhe proceduart e reja digjitale. Qëllimi është të shmanget sa më shumë kontakti personal dhe grumbullimi I njerëzve”
Avionët janë pastruar përpara cdo udhëtimi
“Në avionë ajri është i pastër. Ai pastrohet cdo tre minuta. Si është e mundur kjo? Falë filtrave specialë të teknologjisë së lartë që përmbajnë pjesën më të madhe të viruseve dhe baktereve ” shprehet Panos Nikolaidis, menaxher i Aegean Airlines.
Fluturimet ndërkombëtare për në Athinë do të rifillojnë nga 15 qershori dhe nga 1 korriku në ishuj.
Ditët e ardhshme, qeveria pritet bëjë me dije vendet ku mund të udhëtosh në Greqi pa patur nevojën të vendosesh në karantinë.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta