Guterres takon Zelenskin: Të mundësojmë korridoret humanitare
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski priti të enjten në Kiev sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin diskutoi mbi pushtimin rus.
Takimi u mbajt pasi numri një i Kombeve të Bashkuara vizitoi qytezat e shkatërruara përreth kryeqytetit dhe pasi pa nga afër disa nga tmerret e luftës.
Guterres dënoi masakrat e kryera si ato në Bucha, ku provat e vrasjeve në masë të civilëve u gjetën pas largimit të rusëve.
“Ukraina është gati për negociata të menjëhershme për evakuimin e qytetarëve nga Azovstali, si dhe për përmbushjen e çdo marrëveshjeje të arritur. Ne shpresojmë gjithashtu se do të ketë një qasje humane ndaj këtyre njerëzve nga pala ruse. Ne presim që kjo pjesë e misionit të sekretarit të përgjithshëm të bëhet realitet dhe jemi gati ta mbështesim”, tha shefi i OKB.
Guterres shtoi se është jetike që Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe mekanizma të tjerë të OKB-së të punojnë së bashku për të mbajtur përgjegjës autorët e masakrave.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni