Zelenski reagon për sulmet ruse pas takimit me kreun e OKB-së
29 Prill 2022 |
09:57
Presidenti Ukrainas Volodimir Zelenski deklaron se sulmet ajrore ruse në Kiev, të cilat goditën qytetin të enjten, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po zhvillonte vizitën, ishin një përpjekje për të “poshtëruar” organizatën ndërkombëtare.
Presidenti ukrainas e bëri deklaratën në një postim në rrjetin social, Twitter.
Zhvillimet më të fundit në Ukrainë:
- Ukraina shpreson të evakuojë civilët nga objekti i çelikut në Mariupol të premten.
- Gjatë orëve të fundit Rusia po parandalon evakuimin e luftëtarëve të plagosur ukrainas nga Mariupol sepse dëshiron t’i kapë ata, sipas guvernatorit lokal.
- Presidenti amerikan Joe Biden i kërkon Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën.
- OSBE po detyrohet të largohet nga Ukraina lindore, pasi Rusia vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit të saj atje.
- Rusia nisi valën e sulmeve me raketa në Ukrainë të enjten në mbrëmje, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev. Këto sulme erdhën një orë pasi presidenti ukrainas Zelenski mbajti një konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres.
- Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba kritikon NATO-n dhe kërkon garanci sigurie nga vendet e tjera.
- Agjencia e Rojës Kufitare të Polonisë thotë se ka regjistruar 3 milionë kalime në Poloni nga Ukraina fqinje që nga fillimi i pushtimit rus.
LEXONI GJITHASHTU:
- Guterres takon Zelenskin: Të mundësojmë korridoret humanitare
- Kryebashkiaku i Kievit thirrje Perëndimit për më shumë armë
- ‘Mund të zgjasë me vite’, paralajmërimi i NATO-s për luftën në Ukrainë
Lajme të Sugjeruara
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të...
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni