Forcat ruse po vjedhin rezervat e grurit, thonë zyrtarët urkainas

29 Prill 2022 | 11:05

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës pretendon se trupat ruse po vjedhin rezervat e grurit, ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në rajonet lindore dhe jugore të vendit.

“Pushtuesit rusë po grabisin fshatarët. Mbi 60 tonë grurë u vodhën nga kooperativa bujqësore në qytetin Kamianka-Dniprovska”, deklaroi Shtabi i Përgjthshëm.

Kryebashkiaku i qytetit jugor të Melitopolit Ivan Fedorov foli gjithashtu për vjedhjen e rezervave të grurit, shkruan CNN.

“Dje publikuam një video të një kolone prej më shumë se 50 mjetesh me rimorkio që po transportonin drithëra nga territoret tona dhe nuk e dimë se ku e dërguan”, u shpreh ai.

Zona përreth Melitopol prodhon kultura të konsiderueshme të drithërave.

Ndërsa, gjatë takimit që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në Kiev, Zelenski bëri thirrje për ndalimin e luftës, pasi sipas tij rrezikohej siguria ushqimore në botë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026

SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të...
17:09 | 23/07/2026