Zelenski: I gatshëm për bisedime me Putin, pavarësisht masakrave në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski është shprehur i gatshëm për të zhvilluar bisedime me homologun rus, Vladimir Putin.
Zelenski u ka thënë mediave polake se është ende gati për bisedime, pavarësisht masakrave ruse në Buça, Mariupol apo në qytetet e tjera ukrainase.
Sipas tij, Putin është i vetmi që vendos gjithçka në Rusi ndaj është e nevojshme që ta takojë, shkruan BBC.
Ai tha gjithashtu se rreziku i prishjes së negociatave është i lartë për shkak të sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse në Ukrainë. Presidenti shtoi se nëse ka një shans të vetëm, atëherë palët duhet të ulen dhe të bisedojnë.
Në një deklaratë pak ditë më parë, Zelenski u shpreh se lufta duhet të përfundojë sa më shpejt, pasi rrezikohet siguria ushqimore në botë.
LEXONI GJITHASHTU
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni