Bileta e fundit për në Europë, Vllaznia pret Skëndërbeun
Vllaznia do të luajë pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Skënderbeut të vendit të fundit, ndeshjen e rradhës për kampionat.
Në pamje të parë, konsiderohet një sfidë e lehtë, por trajneri Elvis Plori nuk e mendon kështu.
Sipas tij, edhe kjo sfidë duhet vlerësuar maksimalisht, ndonëse e ka pranuar që kjo përballje, por edhe ajo që vjen më pas me Dinamon, mund të jenë një mundësi frymëmarrje për skuadrën e tij.
“Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë. Duhet vlerësuar maksimalisht duke ditur ecurinë që kemi bërë gjatë këtyre javëve. Në 5 javët e fundit kemi 2 humbje dhe 3 barazime, po shënojmë pak. Duhet ta vlerësojmë maksimalisht dhe të jemi shumë seriozë në fushën e lojës”, tha trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori.
Nëse arrihet, kjo do të jetë fitorja e parë e Vllaznisë nën drejtimin e Plorit. Vetë ai e ka pranuar se ndjehet keq nga një situatë e tillë e krijuar, por ka besimin se gjërat do shkojnë mirë deri në fund.
“Me shumë se unë askush nuk e do që të fitojë. Kemi bërë një punë të mirë që kemi arritur finalen e Kupës me Partizanin ku ishte një ndeshje që kishte emocionet e veta. Shpresoj që edhe në ndeshjet e tjera të ndihemi mirë ashtu si në ndeshjen me Partizanin”, u shpreh ai.
Ndeshja Vllaznia-Skënderbeu e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, do të luhet të shtunën në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe ekipi shkodran e sheh si mundësinë e fundit për të qëndruar në garën që e çon në Europë përmes kampionatit.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq