Spahia: Kuvendi i 30 prillit i hap rrugë fitores së PD në zgjedhjet lokale

30 Prill 2022 | 11:55

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia thotë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i hap rrugës fitimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2023, nga kjo forcë politike.

Në fjalën e tij në Kuvendin e mbledhur në sallën e Pallatit të Kongreseve, Bardhi u shpreh se është përgjegjësi e PD-së, për të fituar qytetet e tjera në vend, ashtu siç ndodhi me Shkodrën në zgjedhjet e 6 marsit.

“Kam bindjen time të thellë se ky Kuvend i hap rrugë fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ne kemi përgjegjësinë historike për të fituar njëlloj si Shkodrën, edhe Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe gjithë qyetetet e tjera. Sot është më e mundur se kurrë, na mbetet të punojmë me përkushtim”, tha Spahia.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, njëkohësisht deputet i kësaj force politike, ka folur këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews...
21:06 | 28/07/2026

Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore duhet të marrë një trajtim më të qartë ligjor. Ky ishte mesazhi i kreut të Komisionit Qendror të...
20:17 | 28/07/2026

Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve

Përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën...
18:20 | 28/07/2026