Gjiknuri: Nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve

28 Korrik 2026 | 18:20

Përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore.

Mazhoranca dhe opozita ndanë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të ndërhyhet në ligj, ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë kërkuan masa që garantojnë një garë të barabartë mes palëve.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri u ndal te nevoja për të ruajtur një ekuilibër mes funksionimit të institucioneve dhe shmangies së avantazheve elektorale.

“Si të arrijmë një balancë të drejtë mes nevojës për të qeverisur, por njëkohësisht edhe të mos krijojmë avantazhe të padrejta. Është një balancë nganjëherë e vështirë, sepse nuk besoj se ndonjë zgjidhje absolute jep rezultat në dobi të zgjedhjeve. Keqpërdorimet mund të ndodhin në çdo vend, por njëkohësisht kjo tregon edhe kufijtë e fuqisë së tyre, kur ka erë ndryshimi apo kur partia në pushtet e ka të pamundur të ndikojë në mënyrë përfundimtare në zgjedhje”, tha Gjiknuri.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kërkoi që ndryshimet ligjore të sjellin rregulla më të qarta dhe të shmangin interpretimet e ndryshme gjatë zbatimit.

“Ka nevojë për një filozofi të re rregullatore. Kjo filozofi duhet të mbështetet në tre parime themelore. Së pari, ligji duhet të jetë i qartë. Së dyti, kompetencat mbikëqyrëse duhet të jenë efektive dhe, së treti, përgjegjësia duhet të jetë reale dhe proporcionale”, tha Celibashi.

Nga radhët e demokratëve u kërkua që forcimi i kuadrit ligjor të shoqërohet me ndëshkime konkrete për shkeljet. Sipas opozitës, vetëm ndryshimi i rregullave nuk mjafton nëse mekanizmat e zbatimit mbeten të dobët.

“Eventualisht kishim një kornizë ligjore që duhej të ishte më e fortë, por në vitin 2020 aq ishte e mundur, për shkak të kompromisit në Këshillin Politik, një organ joparlamentar, për të miratuar. Edhe atë që kemi sot, ODIHR thotë se interpretimi ka qenë i ngushtuar. Kemi edhe akte rregullatore, por në fund numri i ankesave nuk korrespondon me numrin e sanksioneve. Nuk mund të vazhdojmë ta bëjmë kornizën gjithnjë e më të rëndë, ndërkohë që, nga ana tjetër, asgjë nuk zbatohet”.

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe OSBE-së kërkuan që reforma të adresojë boshllëqet ekzistuese, me synim garantimin e kushteve të barabarta për të gjitha palët në proceset zgjedhore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026