Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
Një lajm i trishtë trondit komunitetin e sportit shqiptar. Akademiku Artan Pogoni, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një arresti kardiak gjate pushimeve në qytetin e Vlorës.
Një ngjarje e rëndë, e pabesueshme, që lë pas shumë dhimbje dhe trishtim, jo vetëm te familjarët, por miqtë, kolegët, studentët dhe njerëzit që e njihnin. Ai lë pas bashkëshorten, dhe dy fëmijë, djalin dhe vajzën.
Pogoni ka qenë një ndër personalitetet e rralla të sportit të volejbollit, ku fitoi trofe si sportist dhe trajner. Gjithashtu, ishte mik i emisioneve sportive, me analizën e tij të hollë, por edhe batutën dhe sarkazmën ishte unik.
Artan Pogoni kishte një formim të gjerë akademik, i mbështetur në katër diploma universitare, ndërsa mbante titullin doktor i shkencave. Kontributi i tij në literaturën shkencore është i madh, me 12 publikime akademike dhe 2 tekste universitare.
Në Universitetin “Barleti”, mbante detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve.
Përtej karrierës akademike, ai ishte i angazhuar drejtpërdrejt në sportin elitar. Ai ka qenë drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitet e fundit ishte një nga figurat drejtuese të Barleti Volej, ku ka kontribuar edhe si trajner i ekipit të femrave.
Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
- 18:39 Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh
- 18:36 Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira