Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
“Le të thyejmë barrierat” kjo është motoja e ditës botërore të hepatiteve për vitin 2026. Ekspertët apelojnë për tu testuar dhe parandaluar hepatitet apo atë që në gjuhën popullore njihet si verdhëza. Ata bëjnë me dije se hepatiti viral përbën një problem madhor të shëndetit public si në rang global por edhe në vendin tonë. Ai konsiderohet një vrasës I heshtur për shkak se në shumicën e rasteve pacientët nuk kanë asnjë simptomë.
“ Hepatitet ose verdhëza është infeksion që shkkatohet nga viruse të ndryshme, sic është virusi A, B, C, D, E e të tjera por ato që kanë peshën më të madhe në shëndetin public, janë virusi B dhe virusi C. grupet më vulnerabël që preken nga këto viruse së pari janë moshat e vogla, të cilët vaksinohen, së dyti janë persona që ekspozohen shumë karshi marrjes së gjakut dhe nënprodukteve të tij, persona që kanë shumë partner në jetën e tyre seksuale, persona që janë përdorues të drograve intravenoz dhe personat që në jetën e tyre mund të kenë sëmundje të ndryshme kronike”, u shpreh Najada Çomo , Shefe e Shërbimit Infektiv, QSUNT.
Vendi ynë po punon së bashku me ekspertët e shëndetësisë botërore për eleminimin e Hepatit si një problem të shëndetit public, proses që nis nga bebet.
“Shqipëri ka bërë hapa para në lidhje me kontrrollin dhe eleminimin e hepatitis B dhe C, por sidomos për hepatitin B, Shqipëria e ka eleminuar këtë hepatit, këtë sëmundje të rënde tek fëmijët dhe kjo falë programit të vaksinimit I cili fillon që në 24 orët e para të lindjes dhe vazhdon gjatë vitit të parë të jetës”, tha Silva Bino, Shefe e departamentit të sëmundjevë infektive ISHP
“Shqipëria I është përgjigjur thirrrjes së OBSH për të eleminuarhaptitinviral si një problem për shëndetin publik. Kemi një lajm shumë të mirë hepatitis B mund të parandalohet, hepatiti C mund të kurohet, shkenca e thotë këtë dhe OBSH ka të gjitha provat dhe eksperiencën e vendeve të tjera për ta arritur këtë” tha Gazmend Bejtja, perfaqësues I OBSH për Shqipërinë.
Shqipëria ka miratuar për herë të parë, Planin Kombëtar për Eliminimin e Hepatiteve Virale, duke iu bashkuar objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për eliminimin e hepatiteve B dhe C si kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030. Plani forcon parandalimin, zgjeron testimin dhe diagnostikimin e hershëm, si dhe përmirëson aksesin në trajtim.
Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Pas Zelenskyy-t, Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive