Yuri Kim përshëndet takimin e Këshillit Politik: Po vihet në plan të parë e ardhmja e Shqipërisë

28 Maj 2020 | 19:39

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka përshëndetur mbledhjen e sotme të Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Me një shënim në “Twitter”, diplomatja amerikane thekson se palët po arrijnë progres të admirueshëm. Ajo beson fort se anëtarët në këtë këshill do të marrin vendime të mençura, të cilat janë në interes të Shqipërisë.

“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Gazetari i Euronews Albania, Ervin Koçi raportoi më parë se palët kanë gjetur konsensus për hetimin e krimeve zgjedhore, çështje kjo e cila është lakuar shumë nga opozita e bashkuar. Palët politike kanë rëndë dakord që kjo çështje do t’i kalojë për hetim SPAK dhe jo prokurorive të zakonshme. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026