Forcat ruse godasin 400 objektiva ukrainase gjatë natës

30 Prill 2022 | 13:22

Moska pretendon se forcat ruse kanë goditur 400 objektiva të Ukrainës gjatë natës, duke përfshirë 35 pika kontrolli, 15 depo armësh dhe municionesh dhe disa zona ku ishin përqendruar trupat ukrainase, sipas skyneës.

Moska pretendoi gjithashtu se ka penguar një avion ukrainas të fluturonte në rajonin Bryansk, pranë kufirit ruso-ukrainas, të shtunën.

Guvernatori i rajonit tha gjithashtu se si rezultat i bombardimeve ruse është dëmtuar një pjesë e terminalit të naftës. Sipas informacioneve nuk raportohet për viktima. Europa Lindore bashkohet për të reduktuar varësinë e BE-së nga gazi rus.

Vendet europiane janë në kërkim të alternativa për të siguruar pavarësinë nga gazi rus, ku pritet që deri në muajin qershor të ndërtohet një tubacion gazi në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë.

Këto janë përpjekjet më të fundit të Bashkimit Europian për të lehtësuar varësinë nga furnizimi rus. Tubacioni Gas Interconnector Greece Bulgaria synon të plotësojë rrjetin ekzistues evropian, i cili do u sigurojë dy vendeve dhe fqinjëve të tyre akses në lidhje të reja në rrjet.

“Inter Connector Greece Bulgaria është një tubacion çeliku me presion të lartë për të transferuar gazin natyror nga sistemi i tubacionit të gazit natyror të Greqisë, në sistemin e tubacionit të gazit natyror të Bullgarisë”, u shpreh George Tasakos, drejtues i tubacioneve dhe rrjeteve të AVAX Group.

Ndërkohë, krerët bullgarë dhe rumunë njoftuan gjithashtu plane për të punuar së bashku për të ulur presionin e Rusisë në tregun e gazit.

Kryeministri bullgar thotë se ata mund të marrin gaz nga Rumania dhe ta dërgojnë në Turqi, gjithashtu anasjelltas.

Bullgaria po konsideron edhe Azerbajxhanin si një burim të mundshëm gazi. Polonia dhe Republika Çeke do të rifillojnë bisedimet e tyre për ndërtimin e gazsjellësit Stork II. Diskutimet më parë u lanë në mes, por të dy vendet tani janë të hapura për bashkëpunim energjetik. Ky vendim është marrë pasi Çekia varet nga gazi rus me shifrën prej 90 për qind.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se Uashingtoni do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse rebelët Huthi të Jemenit vazhdojnë sulmet ndaj anijeve tregtare. Në një...
17:55 | 23/07/2026

Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën në 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga muaji maj, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen...
17:36 | 23/07/2026

SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të...
17:09 | 23/07/2026