Mbi 3 mijë civilë ukrainas të bllokuar në uzinën e çelikut në Mariupol
Më shumë se 3 mijë persona kanë mbetur të bllokuar në uzinën e çelikut Azovstal, ku 2,000 prej tyre janë ushtarë ukrainas dhe 100,000 njerëz të tjerë janë të bllokuar në portin detar.
Kombet e Bashkuara po kërkojnë të ndërmjetësojnë evakuimin e civilëve nga rrënojat e Mariupolit. Sipas kryetarit të bashkisë situata në uzinën e çelikut Azovstal mbetet dramatike.
Presidenti ukrainas, Zelenski thotë se ajo që ka mbetur nga qyteti është tronditëse, ku një nga qytetet më të zhvilluara në rajon ka thjeshte një kamp përqendrimi mes rrënojave.
“Në qytetin që dikur ishte një nga më të zhvilluarit në rajon, tani ka thjeshtë një kamp përqendrimi midis rrënojave, dhe këtë e bëjnë rregullat e pushtuesve në pjesën e Mariupolit, që për fat të keq është nën kontrollin e tyre. Nuk ndryshon shumë nga ajo që bënë nazistët në territoret e pushtuara në Europën Lindore”, tha Zelensky.
Ndërkohë, sekretari për mediat i Pentagonit, John Kirby, akuzon presidentin rus Vladimir Putin për “brutalitet.”
“Është e vështirë të shikosh disa imazhe dhe të imagjinosh se çdo udhëheqës i mirë, serioz dhe i pjekur do ta bënte këtë. Kështu që, nuk mund të komentoj psikologjinë e Putin, por mendoj se të gjithë mund të flasin për mëkatin e tij”, tha Kirby.
Megjithatë, presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me Këshillin e Sigurimit theksoi se fokusi i tij kryesor është të garantojë sigurinë e Rusisë dhe t’u sigurojë ndihmë njerëzve të tij në Donbas.
Numri i personave të arratisur është ulur për shkak të mungesës së korridoreve humanitare, por ata që arrijnë t’i shpëtojnë pushtimit rus shkojnë në Zaporizhzhia.
LEXONI GJITHASHTU
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni