Biden vlerëson gazetarët në darkën tradicionale: Kuraja juaj pasqyroi Ukrainën
Ajo është një rast i mirë për të vlerësuar gazetarinë dhe për të bërë pak humor me presidentin amerikan. Por darka e korrespondentëve e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë mori tone serioze.
Me luftën në Ukrainë që vazhdon, Joe Biden mbajti një fjalim të ngrohtë jo vetëm për gazetarët në Amerikë, por në të gjithë globin.
“E qartë është, dhe këtë e them me gjithë zemër, se ju, shtypi i lirë, jeni më të rëndësishëm se ç’ishit shekullin e kaluar. E kam seriozisht. Gjithmonë kam besuar se gazetaria e mirë është një pasqyrë ndaj vetes tonë, për të reflektuar të mirën, të keqen dhe të vërtetën. Sot dua të uroj të diplomuarit dhe fituesit e bursave që marrin përsipër vijimin e traditës. E kemi parë të gjithë kurajën e popullit ukrainas falë kurajës së reporterëve amerikanë në këtë dhomë dhe kolegëve të tyre në të gjithë botën, që ndodhen në terren duke vënë jetën në rrezik”, tha presidenti Biden.
Kjo është hera e parë që një president ndjek eventin në 6 vitet e fundit. Ky rast shënoi gjithashtu pjesëmarrjen e parë të Biden si kryetar shteti, edhe pse më parë ka qenë i pranishëm si zëvendës i Barack Obama.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta