Xhaka: Dua sërish shiritin e kapitenit te Arsenali
Granit Xhaka është gati të rimarrë shiritin e kapitenit te Arsenali. Trajneri Mikel Arteta pritet të emërojë kapitenin e tij të ri pasi ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin pas largimit të Pierre Emri Aubamejang te Barcelona.
Aleksandër Lakazat ka mbajtur shiritin deri më tani, por ka gjasa të largohet në fund të sezonit.
Në një intervistë për Sky Sport, Xhaka tha se është gati për të qenë sërish kapiten dhe lideri i topçinjve.
“A mund të bëhem një ditë sërish kapiteni i Arsenalit? Kurrë mos thuaj kurrë. Por unë nuk isha gati për të sërish. Një kapiten i Arsenalit mund të jetë pa shirit dhe unë po përpiqem të udhëheq lojën dhe lojtarët pa shirit. Por nëse nesër vjen dikush nga klubi dhe më pyet nëse dua ta marr, unë do të jem këtu, sepse e di që jam gati ta bëj sërish”, tha mesfushori 29-vjeçar.
Xhaka fitoi çmimin e lojtarit të muajit prill te Arsenali. Paraqitja e tij kulmoi në takimin kundër Mançester Junajtid një javë më parë, ku ishte autor i një goli.
LEXONI GJITHASHTU
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit