Turqi, spital i ri anti-Covid në pistat e aeroportit “Ataturk” të Stambollit

29 Maj 2020 | 11:39

Turqia hap një spital të ri për pandeminë ditën e premte, i ndërtuar në pistat e aeroportit “Ataturk” të Stambollit përgjatë 45 ditëve të fundit.

“Ataturk” ka qenë aeroporti kryesor i qytetit me 16 milionë banorë, por u mbyll për shkak të kalimit të fluturimeve në kompleksin e ri që u ngrit një vit më parë. Tani ai përdoret për transport mallrash, ose udhëtime qeveritare.

Spitali i ri është ndërtuar në 2 nga 3 pistat e tij, duke shkaktuar reagimin e kryebashkiakut të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili tha se aeroporti mund ende të duhet për emergjenca si tërmetet.

Ceremonia e hapjes vjen teksa Turqia po bëhet gati të lehtësojë kufizimet e vendosura kundër epidemisë së COVID-19 për udhëtimet ndërurbane dhe do të lejojë restorantet, kafenetë, parqet dhe stadiumet të rihapen nga 1 qershori.

Ndërkohë, urdhra për të qëndruar në shtëpi janë dhënë në disa qytete për fundjavën. Ministria e Brendshme deklaroi se vetëm këtë të shtunë e të diel do të ketë bllokadë në 15 qytete.

Koronavirusi ka vrarë rreth 4 mijë e 500 persona në Turqi dhe ka infektuar mbi 160 mijë të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026