Papa Françesku kërkon të udhëtojë drejt Rusisë, vjen reagimi i Moskës
“Në çdo situatë ndërkombëtare, dialogu me Papën është gjithmonë i rëndësishëm për Rusinë. Papa është gjithmonë një shok i mirëpritur”.
Kështu deklaroi ambasadori rus në Vatikan, Aleksandr Avdeev, për agjencinë e lajmeve Ria Novosti.
Së fundmi Papa Françesku ka deklaruar se ishte gati të shkojë në Moskë për të takuar presidentin rus Putin, për të promovuar paqen në Ukrainë.
“Ne nuk kemi marrë ende një përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim edhe pse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk dëshiron ta ketë këtë takim tani. Por kaq brutalitet, si mund të mos e ndaloni? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetoi të njëjtën gjë Ruanda”, është shprehur më herët Papa Françesku.
Ai sqaroi se nuk do të udhëtojë në Kiev për momentin, por do të dërgojë një përfaqësues.
Ndërkohë, gjatë një takimi të ditëve të fundit me kryeministrin hungarez Victor Orban, Papa mësoi se presidenti rus Vladimir Putin planifikon t’i japë fund pushtimit të Ukrainës më 9 maj, Ditën e Fitores së Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim