30% e tokës nuk punohet, dominojnë foragjeret dhe drithërat në të mbjella

3 Maj 2022 | 15:36

Është koha e të mbjellave dhe fermerët kanë dalë për të hedhur farat në tokat e tyre. Shumë vazhdojnë të jetojnë me bujqësi, ndërsa një pjesë kanë ikur dhe kanë lënë tokat djerrë.

Shqipëria ka 603 mijë hektarë tokë bujqësore, por vetëm 70 për qind e saj shfrytëzohet nga fermerët.

Inventari i fundit i Ministrisë se Bujqësisë tregon se në vitin 2020, u mboll një sipërfaqe 422 hektarë.

Fieri mban peshën kryesore të sipërfaqes së mbjellë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça, ndërsa në fund janë Vlora e Kukësi.

Në kulturën bujqësore, dominojnë foragjerët, drithërat dhe perimet. Vitet e fundit ka një orientim edhe për bimët mjekësore, ndërsa në investimet e fermave po mbin luleshtrydhja e panxhari i sheqerit.

Sipas strukturës, vetëm 10 për qind e fermave kanë punësuar njerëz. Pjesa tjetër menaxhohen brenda familjes dhe prodhimi vjetor nga arat në Shqipëri arrin në 7.2 mln tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026