Vrasësi i ish-drejtorit të policisë, ekstradohet nga Gjermania

3 Maj 2022 | 17:53

Genc Tafilaj, i dënuar për vrasjen e ish-drejtorit të policisë, Arben Zylyftari është ekstraduar nga Gjermania këtë të martë.

Tafilaj u arrestua në aeroportin e Frankfurtit në Gjermania në janar të këtij viti ndërsa po përpiqej të nisej për në Stamboll.

43-vjeçari nga Shkodra, i dënuar me 25 vjet burg, ka kryer një pjesë të dënimit dhe i kanë ngelur për të kryer edhe 6 vjet burgim.

Në gusht 2000, Tafilaj në bashkëpunim me babanë e tij, ka vrarë me armë zjarri Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër të asaj kohe, Arben Zylyftari.

Tafilaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, në gusht 2021, pak muaj pasi kishte fituar lirinë me kusht.

Genc Tafilaj ishte një prej të dënuarve që fitoi lirinë para kohe me vendim të Gjykatës së Krujës në nëntor 2017, dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Vendimi për lirimin me kusht u rrëzua nga Gjykata e Apelit Tiranë në maj 2021 duke kërkuar rikthimin e tij në qeli.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026