Kollçaku: Vizat turistike për rusët nuk përbëjnë panik
Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku thotë se dhënia e vizave turistike për qytetarët rusë nuk përbën frikë apo panik.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Kollçaku u shpreh se kushdo që merr një vizë monitorohet nëse përbën objekt dyshimi.
Sipas tij, Shqipëria është në një linjë me sanksionet e vendosura nga SHBA-të dhe BE-ja.
“Kushdo që merr vizën, monitorohet që përbën objekt dyshimi. Shqipëria ndjek vendosjen e sanksioneve nga SHBA dhe BE, sanksionet janë të koordinuara dhe nuk janë të drejtuara kundër popullit rus. Janë 570 subjekte që janë futur në sanksione por jo populli rus. Ne nuk duhet të kalojmë në atë frikën apo panikun ndaj qyetarëve të thjeshtë”, tha Kollçaku.
Më 21 prill, Shqipëria Shqipëria lëshoi viza turistike për 8 shtete, përfshirë edhe Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival
- 18:15 Autoritetet australiane nisin hetimet, shfaqen sfera të mëdha misterioze në plazh