Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën e parë ka qenë i mendimit se ato kanë karakter politik.
Sipas Manjanit, zhvillimet e deritanishme dhe kërkesat e protestuesve tregojnë se kemi një përballje politike, ndërsa argumentoi se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ka qenë e pandryshuar që nga fillimi i protestës.
Manjani tha se, edhe pse kryeministri ka qenë i gatshëm për bisedime me ta, vetë kërkesa kryesore e tyre e bën të pamundur një dialog të tillë. Sipas tij, për sa kohë pika e parë e platformës së protestuesve është dorëheqja e kryeministrit, nuk ekziston hapësirë për negociata.
“Kuazi zyrtarisht, le të themi, ka 5 pika dhe pika e parë e kërkesave të tyre është dorëheqja e Edi Ramës. Ju thoni pse s’bisedojnë. Për çfarë të bisedojnë? Thotë: ‘Dorëhiqu’. S’ka bisedime, mbaroi. T’i referohemi fakteve. Komentet janë të tjera. Fakti është ky: jep dorëheqjen, vëlla. Kanë që nga dita e 7-të, po shkojmë te e 40-ta, kanë të njëjtën kërkesë. Kërkesa për dorëheqjen e Ramës ka qenë konstante, që do të thotë se ky reagim që ditën e parë në Tiranë, dhe ky ka qenë mendimi për të cilin edhe u shava, që protesta në bulevard është politike. Nuk ka lidhje fare me Zvërnecin, po fare-fare. Ja shiheni nga dita në ditë, kështu ka ardhur. Zero lidhje me Zvërnecin, zero. Po i vumë emrin politike, atëherë duhet të bëjmë bisedime politike. Në politikë bisedohet midis palësh. Kush janë palët? Se nuk mund të më thuash ti mua ‘populli’. Për sa kohë ka njerëz aty, patjetër që është protestë, por është e pamundur që njerëz të cilët nuk kanë drejtim… Ata nuk kërkojnë të bisedojnë. Ju po i kërkoni që të bisedojnë, jo ata. Ata duan dorëheqjen e Ramës, jo bisedime. Dua të them që logjika është: a të bisedojmë? Kush me kë të bisedojë? Deri tani këta s’kanë pasur me kë të bisedojnë. Kjo është alibia e Ramës, se nuk ka me kë të bisedojë. Do të bisedojë, por me kë? Ndërsa kërkesa e tyre numër 1: dorëheqje. Të gjitha të tjerat zhduken, s’ka më”, tha Manjani.
Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta