Hapet në Portugali ekspozita më e madhe e artistit Banksi
Në qendrën e Kongresit të Portos ka hapur dyert ekspozita “Banksi: Gjeni apo Vandal?”, kushtuar artistit ikonë britanik, që revolucionarizoi artin.
Nga Bristoli në Ramallah, nga Jerusalemi në Nju Jork dhe nga Parisi në Berlin, Banksi ka lënë gjurmë në rrugët e botës me grafitet e tij.
“Arti i Banksit është një formë proteste. Ai paraqet materializmin, luftën dhe politikën. Ne morëm foto të veprave të tij në rrugë, shumë prej të cilave nuk ekzistojnë më sepse muret kur janë bërë janë lyer ose shembur. Ndaj, sa herë që Banksi shfaqet diku, ne dërgojmë një fotograf për ta fotografuar veprën, të cilën e përfshimë në ekspozitën tonë”, tha kuratori i ekspozitës, Alexander Nachkebiya.
Ekspozita ofron një zhytje në universin misterioz të krijuar nga Banksi, identiteti i të cilit mbetet i panjohur.
Shumë zëra dhe supozime janë bërë për të, por askush nuk ka dalë me një përgjigje konkrete. Ndërkohë, grafitet vazhdojnë të shkëqeljnë nëpër mure.
“Nuk do të doja të isha ai që u thotë njerëzve se bëhet fjalë për një përrallë, për sa kohë identiteti i Banksit është i panjohur. Mendoj se kjo është pjesë e trashëgimisë së tij”, u shpreh Nachkebiya.
Së fundmi Banksi është rivalizuar, sidomos në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus, në fund të shkurtit. Në rrugët e Odesës sot gjenden ilustrimet e maces triumfuese, njësoj si një thumbim ndaj pushtetit dhe dhunës.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë