‘Dënoni ngjarjet e Teatrit’, 20 eurodeputetë letër drejtuesve më të lartë të KE-së
20 eurodeputetë i kanë dërguar një letër përfaqësuesve më të lartë të Komisionit Evropian për ngjarjet e ndodhura tek Teatri Kombëtar.
Sipas europarlamentarëve, Komisioni Europian duhet të dënojë aktin e qeverisë shqiptarë që vendosi të shemb teatrin kombëtar pasi ka cenuar trashëgimin kulturore jo vetëm shqiptare por edhe europiane.
“Vlerat evropiane duhet të definohen dhe të përhapen në kontinent. Ne ju bëjmë thirrje për të treguar kujdes në trajtimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Ne, si anëtar të Parlamentit Evropian, ju kërkojmë që të mbani një qëndrim të qartë të Bashkimit Europian për këtë çështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturorë dhe duke promovuar politika që respektojnë trashëgiminë kulturore”, thuhet në letër.
Letra bën edhe një përshkrim të ngjarjeve të ndodhura në ditën e shembjes ku vendoset theksi se gjithçka u bë në orët e para të mëngjesit dhe ku vendi ishte nën masat e izolimit nga pandemia covid-19.
“Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e veçantë të pandemisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar për mbrojtjen e saj për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan”, vijon reagimi i eurodeputetëve.
Për çështjet e teatrit kombëtar kanë reaguar autoritetet vendase e të huaja ku tashmë janë depozituar edhe disa padi në SPAK.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni