Banda e Avdylajve kërcënoi me jetë punonjësit e burgut 313-të

30 Maj 2020 | 12:50

Dokumente të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm tregojnë se 5 anëtarë të bandës së Avdylajve kërcënuan me jetë punonjësit e burgut 313-të për shkak të detyrës.

Më 23 maj, Astrit e Altin Avdyli, Hajri Seferi, Saimir Gjepali dhe Giovanni Di Cosimo (njohur edhe si Giovanni Petrone) kundërshtuan kontrollin rutinë të qelisë duke kërcënuar dhe ofenduar oficerët e burgut.

Pamjet filmike dhe informacionet e mbledhura nga Shërbimi i Brendshëm tregojnë se gjatë momentit kur punonjësit e burgut kanë konstatuar se të arrestuarit po mundoheshin të hidhnin nga qelia një celular janë përplasur me ta.

Përveç përplasjes fizike, oficerët janë ofenduar dhe kërcënuar me jetë me kërcënime të tipit: “A e din se kush jemi ne…”; “Nuk kontrolloni dot Avdylajt ju…”; “Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do takohemi!”; “Do t’ju qërojmë! Do t’ju heqim qafe!”; “Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… nuk kontrolloni dot Avdylajt ju”.

Konflikti në fjalë, i ndodhur një javë më parë, ka sjellë edhe një përplasje mes institucioneve pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kërkoi vendosjen për 3 muaj në mbikëqyrje të rreptë të të pestë të arrestuarve, kjo me argumentin se veprimet e tyre ishin të qëllimshme për të nxitur revoltë dhe për t’i mundësuar të arrestuarve të tjerë të zhduknin celularët.

Në fakt autoritetet konstatuan në një qeli tjetër pjesë celulari të dëmtuara, ndërsa në momentin e përplasjes nga qelitë ngjitur ka pasur kore dhe thirrje kundër policisë.

Mirëpo Gjykata e Tiranës vendosi pasditen e së premtes të rrëzojë vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agrim Ismaili për t’i vënë në izolim 5 të paraburgosurit duke arsyetuar se ndaj tyre më parë ishte vendosur një masë ndëshkuese nga administrata e burgut 313-të dhe se “të arrestuarit nuk mund të ndëshkohen dy herë për të njëjtin fakt penal”.

Vëllezërit Avdylaj, Saimir Gjepali dhe Hajri Seferi janë pjesë e çështjes së njohur si “Vol-Vo 4” dhe “Dosja 339”, ku bashkë me persona të tjerë akuzohen për trafik droge si grup i strukturuar kriminal.

Nga përgjimet e tyre, biseda me funksionarë politikë i kanë përfshinë ata edhe në akuzat e shitblerjes së votave.

Ndërkohë Giovanni Di Cosimo konsiderohet si kreu i një grupi mafioz në Bari. Ai u arrestua një vit më parë në Durrës, ndërsa në muajin shkurt Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi një fabrikë prodhimi produktesh plastike, 12,500 metra katrorë tokë, 4 makina dhe dy llogari bankare me rreth 5 milionë lekë.

 

Lexoni gjithashtu:

Kundërshtuan kontrollin në qeli, autoritetet e burgjeve kërkojnë mbikëqyrje të veçantë për Avdylajt

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026