‘E kanë vrarë’, dëshmon babai i Ilvi Metës për vdekjen e të birit në komisariat
“Djali im nuk ka qenë tip i mbyllur, nuk e ka vrarë veten”. Kështu ka deklaruar para policisë Agim Meta, babai i 31-vjeçarit Ilvi Meta që i dha fund jetës dje në Komisariatin e Kavajës.
Ai është shprehur se djalin e tij e kanë vrarë.
“Do ta kërkoj deri në fund drejtësinë për të. Djali im nuk ka qenë tip i mbyllur, nuk e ka vrarë veten. Djalin ma kanë vrarë. S’më lanë as ta shoh në komisariat. E kanë arrestuar edhe 1 herë tjetër, kjo është hera e dytë”, është shprehur ai.
Ditën e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi se 31-vjeçari Ilvi Meta i dha fund jetës në Komisariatin e Kavajës, duke varur veten.
Në një njoftim zyrtar për ngjarjen policia sqaroi se 31-vjeçari ishte ndaluar ditën e djeshme, pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për vjedhje.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar nga Policia në orët e para të mëngjesit të së enjtes 3 punonjës të policisë së Kavajës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta