Burg për administratorin e ‘Alba Exotic Fruits’

5 Maj 2022 | 12:07

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar masën e arrestit me burg ndaj administratorit të fimës “Alba Exotic Fruits”, Eduart Dautin.

Apeli i Posacëm ka rrëzuar kërkesën e Dautit për masë më te butë sigurie duke vendosur që ai të qëndrojë pas qelisë të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Dauti u arrestua rreth një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë, në konteinerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.

51-vjeçari ka mohuar akuzat përballë gjykatës, duke kërkuar edhe masë më të butë sigurie, por togat e zeza rrezuan kërkesën e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026