OBSH: Pandemia shkaktoi afro 15 milionë vdekje shtesë

5 Maj 2022 | 14:59

Sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë afro 15 milionë persona kanë vdekur ose si pasojë e drejtpërdrejtë e COVID-19, ose për faj të mbingarkesës së sistemit shëndetësor gjatë dy viteve të fundit.

Kjo shifër është dyfish më e lartë sesa numri  zyrtar i viktimave nga COVID-19 (6 milionë).

Metoda e ndjekur nga OBSH-ja për të përllogaritur vdekjet shtesë është duke nxjerrë diferencën midis numrit zyrtar të vdekjeve dhe shifrës së parashikuar në mungesë të një pandemie sipas të dhënave nga vitet e mëparshme.

Tek vdekjet shtesë hyjnë ata që kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19, por edhe personat që vuanin nga sëmundje të tjera por që kanë vdekur më pas në pamundësi të dhënies së shërbimeve shëndetësore, apo trajtimeve parandaluese për shkak të mbingarkesës së sistemit shëndetësor në shtetet e tyre përkatëse.

Organizata gjithashtu vërejti se përqendrimet më të larta të vdekjeve shtesë, rreth 84 për qind, ishin në Azinë Juglindore, Europë, dhe Amerikë.

81 për qind e vdekjeve shtesë janë regjistruar në vendet me të ardhura të mesme, 15 për qind tek shtetet me të ardhura të larta dhe 4 për qind në vendet me të ardhura të ulëta.

“Këto të dhëna të qarta jo vetëm pasqyrojnë pasojat e pandemisë, por edhe nevojën e shteteve për të investuar në ndërtimin e sistemeve shëndetësore më të forta, të cilat do të mund të përballonin dhënien e shërbimeve shëndetësore jetike në kohë krizash”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026