‘Butrinti’, Tare: Në SHBA po verifikohet nëse AADF ka shkelur ligjet
Studiuesi Auron Tare thotë se një kompani e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po verifikon nëse Fondi Shqiptaro-Amerikan ka shkelur ligjet federale të vendit, lidhur me marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
“Në SHBA kanë filluar lëvizjet. Është kontaktuarnjë kompani shumë e rëndësishme izraelito-amerikane që merret me këto çështje, për të parë nëse Fondi Shqiptaro-amerikan ka shkelur ligjet federale dhe se si mund të atakohet më pas në gjykatën amerikane”, u shpreh ai.
Sipas Tares, fakti që Butrinti do të menaxhohet nga një palë e tretë, tregon se shteti shqiptar nuk është i aftë.
Pak ditë më parë, Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim (AADF) ka reaguar sa i takon çështjes së Butrintit.
Fondacioni është shprehur se qëllimi kryesor është ruajtja, promovimi dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet