Ministrja Denaj: Plan të ri ngritjeje për të gjithë bizneset
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të prezantohet një plan i ri për rimëkëmbjen e bizneseve të goditura nga kriza e COVID-19. Këtë deklaratë, ministrja e ka bërë gjatë një turi takimesh me biznesmenë të kryeqytetit.
“Kemi një plan afatmesëm për të ndihmuar të gjithë bizneset për t’u ri ngritur që do ta prezantojmë në javët në vijim”, u shpreh znj. Denaj.
Ndërkohë për të zgjidhur problemin e rritjes së numrit të të papunëve, për shkak të shkurtimeve që bizneset kanë bërë, ministrja e Ekonomisë tha se, do të ketë një marrëdhënie të re mes Zyrave të Punës dhe Arsimit Profesional, që jo vetëm do t’u vijë në ndihmë të papunëve por edhe do të jetë një ndihmë për vetë bizneset.
“Marrëdhënia biznes, Zyra e Punës dhe arsim profesional, në formatin e ri mund të na lidhi dhe më ngushtë dhe aty bizneset të gjejnë punonjësit e rinj”, tha më tej znj. Denaj.
Sipas qeverisë, rreth 100 biznese me 15,000 punonjës të industrisë prodhuese kanë përfituar nga “Garancia Sovrane 1 me 1.7 miliardë lekë, në të gjithë vendin. Pas paketës së parë, qeveria ka ofruar dhe një paketë të dytë për bizneset.
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor