Protesta të dhunshme në SHBA, gazetarja e VOA: Trump u fsheh në bunkerin e nëndheshëm të Shtëpisë së Bardhë

1 Qershor 2020 | 06:47

Në shumë qytete amerikane vijojnë protestat e dhunshme kundër vrasjes së një afro-amerikani nga një polic. Jo vetëm Minesota, por rreth 30 vende janë përfshirë nga përplasjet mes qytetarëve dhe policisë.

një lidhje direkte nga Washingtoni Menada Zaimi, gazetare e ZëritAmerikës tha se Washington DC vijon të jetë në shtetrrethim, pasi ka pasur protesta të shumta rreth Shtëpisë së Bardhë ku edhe janë dëmtuar shumë biznese.

Nisur nga situata e krijuar u aktivizua garda kombëtare dhe u arrestuan shumë persona pas konfrontimit me forcat e rendit.

Ndërkohë, sipas gazetares së VOA, mediat në SHBA kanë raportuar se të premten në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump u fsheh në bunkerin e nëndheshëm të Shtëpisë së Bardhë për 1 orë për shkak të situatës së tensionuar jashtë Shtëpisë së  Bardhë.

“Janë të paktën 40 qytete që kanë vendosur shtetrrethim dhe orare nga qyteti në qytet, janë aktivizuar 5 mijë trupa të Gardës, nga 500 që u aktivizuan fillimisht në Mineapolis, aty ku ndodhi edhe vrasja e 46-vjeçarit afro-amerikan.

Ka pasur protesta të dhunshme, plaçkitje, por është raportuar edhe për rritje të dhunës së pajustifikuar të policisë ndaj protestuesve si në rastin e New York ku kryebashkiaku tha se është duke u hetuar sjellja e policisë”, – tha gazetarja e VOA.

Ajo tha se shumë nga incidentet e dhunshme janë raportuar si të lidhura me grupe ekstremiste të të djathtës ekstreme, por këto akuza kërkohet që të provohen.

Mund të lexoni gjithashtu:

SHBA në shtetrrethim, protesta të dhunshme në 30 qytete pas vrasjes së Floyd

Vrasja e Floyd, manifestime para ambasadave amerikane në Berlin e Londër

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026