Sasi të mëdha kokaine po kapen në Europë, sipas agjencive ndërkombëtare
Dy agjenci europiane kanë paralajmëruar të premten se sasi rekord kokaine po kapen në Europë ndërsa tregu zgjerohet.
Më shumë se 214.6 ton kokainë u kapën në Europë në vitin 2020, një rritje prej 6% krahasuar me 2019, shkruan Euronews.
Nivelet e paprecedentë të trafikimit kanë shënuar shifra rekord, sipas Europol dhe agjencisë së BE-së për drogën.
Ata thanë gjithashtu se ndërsa shumica e prodhimit të kokainës ndodh në Kolumbi, Bolivi dhe Peru, përpunimi i kokainës ndodh në Europë, veçanërisht në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë.
Këto tre vende përbënin tre të katërtat e totalit të kokainës së kapur në Europë.
Sasi të mëdha të drogës u kapën edhe nga Italia, Franca, Gjermania dhe Portugalia, paralajmëruan agjencitë, duke shtuar se janë sekuestruar edhe prekursorë kimikë të përdorur në prodhimin e kokainës.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë