Italia urdhëron sekuestrimin e jahtit të lidhur me Putinin

7 Maj 2022 | 17:15

Italia ka urdhëruar sekuestrimin e një jahti me vlerë 700 milionë dollarë pasi lidhet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Jahti ‘Scheherazade’ ndodhet në një port të Toskanës që prej shtatorit të vitit të kaluar për riparime.

Ministri italian i Financave thotë se pronari i mjetit lundrues ka lidhje “të dukshme me qeverinë ruse”.

Jahti është bllokuar në bazë të sanksioneve të vendosura nga BE për pushtimin e Ukrainës.

Pronari i ‘Scheherazade’ sipas zyrtarëve amerikanë, të cituar nga ‘Nju-Jork Tajms’ mund të jetë vetë presidenti rus.

Lideri i opozitës, Alexei Navalny gjithashtu e ka lidhur mjetin lundrues 140m të gjatë me Putinin.

Raporte të tjera thonë se jahti që ka dy pista helikopterësh dhe pishinë është në pronësi të Eduard Khudainatov.

Jahtet luksoze të miliarderëve rusë shpesh janë të regjistruara përmes kompanive offshore, shkruan BBC.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026