Përplasi çiftin me foshnjën, kapet shoferi i makinës luksoze
Policia ka bërë të mundur kapjen e shoferit i cili shkaktoi një aksident rrugor në “Rrugën e Kavajës” këtë të dielë, ku ka përplasur një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe. Ajas Sulejmani u kap nga forcat e policisë në një spital privat.
Aksidenti ka ndodhur para një semafori, ku mbi vijat e bardha po ecnin kalimtarë. Mes tyre, po kalonte një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë.

Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.
Shoferi i makinës i përfshirë në aksident u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Drejtuesi i makinës, Sulejmani rezulton se i ishte hequr patenta vetëm pak javë më parë.
Ndërkohë, është arrestuar pasagjeri pasi është konfliktuar me oficerët e policisë.
Çifti dhe foshnja e tyre mësohet se ndodhen në spital, ku mësohet se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta