Investimet e huaja në Shqipëri u rritën me mbi 12% në vitin 2021

8 Maj 2022 | 19:16

Investimet nga bizneset e huaja arritën në 9.5 miliardë euro vitin e kaluar, me rritje mbi 12 %. Zvicra dhe Holanda ishin dy shtetet që hodhën më shumë para në vend, ndërsa Greqia pakësoi investimet duke tërhequr disa prej kompanive të saj.

Në vitin 2021 investimet e huaja direkte kapën vlerën 9.53 miliardë eurove. Rritja vjetore ishte 12.5 %, krahasuar me vitin e pandemisë, ku u regjistruan 8.5 miliardë euro.

Stokun më të Lartë në Shqipëri, vitin e kaluar e kanë mbajtur Zvicra, Holanda, Kanadaja, Italia dhe Turqia. Edhe investimet e SHBA në vend kanë shënuar vlerë IHD rritëse.

Investimet me logo zvicerane ishin 1.76 miliardë euro dhe zunë 18% të totalit, ndërsa ato holandeze 16%.

Ecuria e investimeve zvicerane në vitet e fundit ka qenë e lidhur me ndërtimin e gazjellësit TAP, ndërsa holandezet lidhen në në pjesën më të madhe me kompaninë Statkraft, pronare e shoqërisë Devoll Hydropoëer.

Nga ana tjetër, Greqia është tërhequr nga biznesi në Shqipëri, duke tkurrur stokun me 204 milion euro. Njëlloj si Greqia, kanë reduktuar investimet edhe Bosnja, Panamaja e Kuvajti.

Investimet nga jashtë mbeten një tregues i rëndësishëm për rritjen e ekomomisë sonë dhe prej vitit të kaluar, vendi ynë filloi të aplikojë detyrimin që kompanitë të deklarojnë origjinën dhe pronarin final të kompanive të regjistruara në regjistrin tonë tregtar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026