Abuzimi me të miturën në Tiranë, psikologët renditin faktorët: Kemi neglizhencë të theksuar sociale
Përdhunimi i një 15-vjeçareje nga roja i shkollës në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta në shoqërinë shqiptare.
Ky fenomen social për fat të keq po përsëritet me një frekuencë të shpeshtë, ndërsa ajo që bie në sy ka të bëjë me dështimin dhe pamundësinë e strukturave përkatëse dhe familjes në frenimin e ngjarjeve të tilla.
Për këtë plagë të shoqërisë tonë dhe faktorët që prodhojë veprime të tilla kanë folur në Euronews Albania, mjeku psikiatër Neli Demi dhe psikologia Aurela Agalliu. Mjeku psikiatër kërkoi me ngulm angazhimin e Policisë për të parandaluar sinjale apo akte të tilla.
“Alarmi është bërë prej shumë kohësh dhe nuk është çudi e madhe nëse rastet përsëriten në rast se ky alarm bie në vesh të shurdhër. Policia besoj ka një rol të rëndësishëm në identifikim e personave që kanë prirje të tilla dhe me të marrë sinjalet, duhet të bëjë hapat e duhur për të parandaluar raste të tilla”, theksoi ai.
Ai u shpreh se shoqëria duhet të reagojë dhe t’i dënojë aktet jonjerëzore.
“Kjo është një çështje shumë e thellë, unë mendoj se ka një lloj reagimi pasi gjërat ndodhi nga shoqëria. Një pjesë e këtij reagimi vjen si pasojë e një projektimi të pafuqisë së individëve që kanë për të bërë denoncimin dhe parandalimin që në gjenezë, kur presim se gjërat mund të rregullohen dhe ne nuk reagojmë kur shohim rezultate të tilla, vjen puna tek drama që mund t’i ndodhi një personi. Dramat mund të shkojnë në një nivel jashtëzakonisht të dhunshëm. Duhet raportuar sapo të sinjalizojmë diçka, pasi në të kundërt vijmë këtu dhe diskutojmë këto që ndodhin”, shtoi ai.
Psikologia Agalliu tha se shoqëria shqiptare është një shoqëri që dominohet thellësisht nga neglizhenca sociale.
“Një nga arsyet se pse shtohen rastet e tilla është se ne si shoqëri kemi neglizhencë të theksuar sociale. Raste të tilla ndodhin, dhe ndodhin tek familje ku pozita e tyre sociale dhe ekonomike nuk është e mirë. Mua më duket e gjitha si një skemë e trafikimit të vajzës. Shumë persona e shantazhojnë përmes videove, përmes hedhjes publike të informacioneve të saj. Kjo bën që vajzë ta akumulojë frikë. Ky është një fakt se familjet shqiptare nuk i kuptojnë problematikat e fëmijëve”, tha ajo.
Mjeku psikiatër kritikoi ata që fajësojnë vetëm rolin e familjes në ngjarje të tilla. Ai nënvizoi se duhet një funksionim më i mirë i strukturave shtetërore për t’u bërë ballë akteve të tilla.
“Strukturat në formën e tyre janë të ngritur, problemi qendron në funksionimin e tyre dhe si pikasin shenjat paralajmëruese të rasteve të tilla. Vënia e të gjithë barrës familjes është e padrejtë, sepse ka shumë familje që kanë probleme sociale. Përqendrimi i barrës tek familje jep mesazh të gabuar tek institucionet përkatëse”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut