Bilanci javor i COVID-19 në rajon, valë e re infektimesh në RMV, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri e Kosovë
Ndërsa pandemia e COVID-19 po vjen drejt qetësisë në 3 shtete të rajonit, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova shënuan prirje të re në rritje të infektimeve. Autoritetet shëndetësore kanë siguruar se shtimi i rasteve ka të bëjë me kontakte dhe jo vatra të reja, por që sidoqoftë në rastin e Maqedonisë kjo valë e re nxiti shtytjen e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi vendi u trondit nga 27 vdekje në 7 ditë.
Teksa Mali i Zi shijoi javën e parë pa COVID-19 dhe nisi zyrtarisht hapjen e kufijve, Serbia e Kroacia raportuan përgjysmim të rasteve të reja, çka ka ngjallur shpresa se infeksioni mund të tejkalohet më shpejt nga sa mendohej në mesin e muajit maj.
Të infektuarit
Bilancit rajonal të pandemisë iu shtuan javën që lamë pas 929 të infektuar të tjerë (74 më shumë se prirja e një jave më parë, 855) duke e çuar totalin në 21,092 të prekur.
Pas daljes zyrtarisht nga pandemia të hënën e shkuar, Mali i Zi shijoi javën e parë pa masa kufizuese. Autoritetet nisën hapjen e kufijve në fundjavë ndërsa qeveria po punon me shoqatat e turizmit në mënyrë që të nxisë sa më parë zhvillimin e sezonit turistik.
Gjatë kësaj jave, në Mal të Zi nuk pati asnjë rast të ri me COVID-19. Ndërkohë në Serbi prirja e rritjes së të infektuarve u përgjysmua nga 460 që ishte një javë më parë në 271 javën e fundit. Njësoj u pa edhe në Kroaci ku pati vetëm 2 raste të reja me infeksion.
Krejt ndryshe u vu re gjendja në Maqedoni të Veriut, Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat raportuan 316, 139, 123 dhe 78 raste të reja – një javë më parë kishin prirje në ulje me 182, 56, 97, 44 raste.
Ajo që e bën disi shqetësuese është bilanci negativ në raport me të shëruarit, ndryshe nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja, të cilat javën që lamë pas regjistruan më shumë të shëruar se sa të infektuar (1, 869, 192 të shëruar), të gjtha vendet e tjera patën më tepër raste të reja.
Viktimat
Maqedonia e Veriut u trondit javën që lamë pas me 27 vdekje (totali 140) duke regjistruar një nga momentet më kritike që pas muajve mars e prill.
Situata me raste të reja të të infektuarve, të cilat përfshinë edhe disa zyrtarë të qeverisë, nxitën shtytjen e gjendjes së jashtëzakonshme me të paktën 14 ditë. Për shkak të situatës politike, në këtë mënyrë janë shtyrë edhe zgjedhjet e parakohshme, të cilat ishin programuar të zhvilloheshin më 12 prill.
Në Shqipëri pati të paktën 2 vdekje ndër të infektuarit, por të cilët ishin asimptomatikë dhe autoritetet nuk i përfshinë në të dhënat e përgjithshme.
Në total në gjithë rajonin pati 46 vdekje (11 më shumë se një javë më parë) – 27 në Maqedoninë e Veriut (140 totali); 8 në Bosnje e Hercegovinë (154 totali); 6 në Serbi (244 totali); 3 në Kroaci (103 totali); 1 Shqipëri (33 totali); 1 Kosovë (30 totali); 0 Mal i Zi (9 totali).
Në raport me popullsinë bilanci vazhdon të rëndohet në Maqedoninë e Veriut, e cila ka mesataren më të lartë në rajon me 67.5 vdekje për çdo 1 milion banorë.
Në këtë statistikë Shqipëria është ajo që ka të dhënat më të lehta – 11.8 vdekje për çdo 1 milion banorë.
Lexoni gjithashtu:
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë; 27 raste dhe asnjë i shëruar në 24 orë
Rriten rastet me COVID-19 në RMV, izolohen disa funksionarë shtetërorë
Vijon bilanci negativ në Maqedoninë e Veriut, 7 viktima dhe 89 raste me COVID-19 në 24 orë
Valë e re infektimi në RMV, zgjatet me 14 ditë gjendja e jashtëzakonshme
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur