Republika Çeke zëvendëson Rusinë në Këshillin e OKB-së

10 Maj 2022 | 20:05

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka falënderuar anëtarët e OKB-së për zgjedhjen e vendit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në vend të Rusisë, e cila u pezullua nga ky organ në prill për pushtimin e Ukrainës, raporton BBC.

Lipavsky shprehu mirënjohjen e tij për besimin e dhënë Republikës Çeke dhe tha se vendi i tij do të fillojë menjëherë punën.

Ministri i Jashtëm çek tha se të drejtat e njeriut mbeten një prioritet si për partinë e tij ashtu edhe për qeverinë çeke, e cila ai tha se po i kthehet trashëgimisë së Vaclav Havel.

“Ne i përkasim Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Rusia jo”, i tha ai agjencisë çeke të lajmeve Novinky.cz

Republika Çeke do të shërbejë për pjesën e mbetur të mandatit trevjeçar të Rusisë në Këshill.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026

Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të shtunën se do të emërojë Lance Schroyer si drejtorin e ardhshëm të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së. “Lance...
22:18 | 27/06/2026

Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir e ka kritikuar ashpër marrëveshjen kornizë me Libanin, duke e quajtur atë një “gabim të madh”. “Unë iu...
22:02 | 27/06/2026