Shqipëria të anëtarësohet ne BE me dy faza, thotë eksperti
Gerald Knaus President i Iniciativës Europiane për Stabilitet propozon anetarësim me dy faza të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Ai sjell pikërisht këtë zgjidhje në kohën kur procesi i zgjerimit ka mbetur në vend numëro për 19 vite, që nga samiti i Selanikut në 2003 ku u tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit ishte Bashkimi Europian.
Në një intervistë për emisionin #BalkansDebrief të Qendrës për Europën të Atlantic Council në Uashington DC, të drejtuar nga gazetarja Ilva Tare, eksperti për cështjet europiane Knaus shpjegoi tezën e tij të anëtarësimit më dy faza në BE, ashtu sic është vepruar në 1994 më Finalndën, Suedinë dhe Austrinë.
“Ne propozojmë të bëhemi realistë dhe të ndershëm. Bashkimi Europian dëshiron që Ballkani të jetë i qendrueshëm dhe i integruar. Ekonomitë e Ballkanit kane nevojë të integrohen në një treg të përbashkët europian,” – tha Knaus.
Eksperti sqaroi se interesi për anëtarësimin është nga të dyja palët, por duhet marrë shkas nga eksperiencat e të kaluarës në mënyrë që integrimi të bëhet i mundur.
Sa i takon Open Balkan, Knaus e cilësoi një projekt të mirë, por për aq kohë sa janë përfshirë vetëm tre shtete nuk ka të njëjtin impakt si tregu i madh i përbashkët europian.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni