Komisionieri i BE-së për Zgjerim, Varhelyi thirrje politikës shqiptare që t’i vazhdojë përpjekjet për reformën zgjedhore
Këshilli i partive politike dështoi në arritjen e reformës zgjedhore brenda afatit të 31 majit, ndërsa sot është thirrur një tjetër takim. Si do të ndikojë kjo në hapat e pritshëm për vendin dhe për raportin e ndërmjetëm që do t’i dorëzoni Këshillit javën që vjen.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbajti një konferencë për shtyp ku foli edhe për reformën zgjedhore në Shqipëri.
Varhelyi u bëri thirrje të gjitha palëve, brenda dhe jashtë parlamentit, që të ulen e të dialogojnë sërish për të arritur konsensusin.
“Kjo është një reformë shumë e rëndësishme që duhet plotësuar. Pa këtë do të jetë shumë e vështirë të ecet përpara dhe do të jetë fatkeqësi të shpërdorohet vrulli që kemi arritur të krijojmë së bashku me Shqipërinë dhe me vendet anëtare,” tha Varhelyi.
Opozita dhe qeveria kishin datën 31 maj si afat përfundimtar për të gjetur një marrëveshje mbi reformën zgjedhore, e cila është kusht i vendosur nga BE për hapjen e negociatave, por nuk e gjetën dot gjuhën e përbashkët.
Electoral reform in #Albania: I encourage all parties, in and outside of the parliament, to still give it a try and come to an agreement. This is an important reform that needs delivering and it would be unfortunate to waste momentum. I hope for an agreement: this is crucial. pic.twitter.com/qfji9Q5w3c
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 2, 2020
Varhelyi u kujton edhe një herë drejtuesve shqiptarë rëndësinë e kësaj reforme.
“Unë nxis të gjithë në vend që të punojnë për një marrëveshje. Neve na duhet ajo marrëveshje dhe unë shpresoj që në orët apo në ditët e ardhshme ata do të japin rezultat. Kjo është thelbësore,” përfundon Komisioneri.
Një ditë më parë, pas dështimit për arritjen e një kompromisi për reformën zgjedhore brenda 31 majit, opozita i ka kërkuar mazhorancës mbajtjen e një mbledhjeje më 2 qershor, për të cilën qeveria nuk është shprehur ende.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni