Sezoni veror në Santorini mes optimizmit dhe frikës nga lufta e inflacioni

11 Maj 2022 | 16:05

Santorini është një nga destinacionet verore më të njohura të Greqisë.  Në tre sezonet e fundit 2019-2021 ishulli mirëpriti rreth 6.5 milionë vizitorë.

Në Santorini ka 400 hotele dhe mbi 50 mijë njësi akomoduese. Sezoni veror në Greqi nisi në ditët e para të prillit. Ekspertët frikësohen se lufta në Ukrainë dhe pasiguria financiare mund të  shkaktojë një anulime masive. Por ende nuk ka të dhëna konkrete.

“Sezoni 2022 ka nisur shumë mirë, mund të them se i ka kaluar pritshmëritë tona. Në ditët e para të luftës në Ukrainë, u anuluan disa rezervime. Edhe tani vijojnë  dhe më vjen keq ta pranoj,  por turistët duket se e kanë harruar luftën. Sa i përket ishullit tonë, ne kurrë nuk kemi pasur shumë turistë rusë apo ukrainas”, thotë Markos Chaidemenos, pronar hoteli.

Përveç grekëve, Santorini preferohet kryesisht nga amerikanët, britanikët dhe francezët.

Pas dy vitesh heshtjeje për shkak të pandemisë, anijet e mëdha janë rikthyer në ishull, ndërsa sezoni pritet të zgjasë deri në fund të tetorit. Vitet e fundit të shumtë kanë qenë edhe turistët nga Kina, madje kanë zgjedhur të martohen në ishull.

Zhourun dhe Chisato kanë ardhur nga Tokio për të kurorëzuar dashurinë e tyre.

“Ishulli është I jashtëzakonshëm. Është hera e parë që jemi në Greqi dhe në Santorini, por sapo erdhëm e ndjemë se ishulli është vendi ideal për t’u martuar”, thotë Zhourun Ge, turist nga Japonia.

Në ishull ka hotele, restorante dhe bare luksoze. Por ka edhe biznese të vogla familjare.

Christos është pronar i një taverne ku punojnë dy djemtë, nipi dhe bashkëshortja. Në mes të sezonit ai punëson deri në 10 persona. Edhe pse sezoni ka nisur, ai është i frikësuar paksa nga kriza energjetike dhe rritja e çmimeve.

“Një produkt për shembull vera, javën e shkuar e bleva 8 euro sot duhet të paguaj 10 e në javët në vijim do të paguaj 12 apo 14 euro. Si mund të jetoj? Me rritjen e energjisë shpresoj se  do të merren masa e nga qeveria dhe Bashkimi Evropian. Por faturat e energjisë janë të larta, druhem se shumë biznese të vogla do të mbyllen”, shprehet Christos Markozanis, pronar restoranti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026