‘Pati një anomali’, avioni kinez me 113 pasagjerë përfshihet nga flakët
Një aeroplan në aeroportin Chongqing, Kinë me 113 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit në bord doli nga pista dhe u përfshi nga flakët.
Sipas një deklarate nga Aeroporti Ndërkombëtar Chongqing Jiangbei, më shumë se 40 pasagjerë me lëndime të lehta u dërguan në spital, raporton CNN.
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës deklaroi se 36 persona u dëmtuan gjatë evakuimit.
Ekuipazhi i fluturimit thotë se avioni ka pësuar një anomali gjatë ngritjes dhe se e kanë ndaluar ngritjen pas procedurave.
Ata shtuan se pasi avioni doli nga pista, motori u fërkua me tokën dhe mori flakë.
Pamjet e postuara në mediat sociale kineze, tregojnë flakët duke përfshirë pjesën e përparme të avionit dhe një shtëllungë tymi të zi që ngrihet në qiell.
— ChinaAviationReview (@ChinaAvReview) May 12, 2022
Në video shihen edhe pasagjerët që vrapojnë nga avioni.
Shkaku i aksidentit është nën hetim dhe operacionet e fluturimit në aeroport janë kthyer në normalitet, sipas aeroportit.
Orari i fluturimeve tregon se avioni është një Airbus A319 që ka qenë në shërbim me linjën ajrore për nëntë vjet e gjysmë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës