Sa po rezervojnë turistët e huaj? Operatori turistik: Situata e paqartë, nisja e fluturimeve me Austrinë lëvizja e duhur
Shqipëria do të hapë kufijtë e saj tokësorë dhe ajrore, teksa fluturimet e para të konfirmuara që nisin janë ato drejt Vjenës më 15 qershor.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Elton Caushi, administrator i ‘Albanian Trip’ foli lidhur me fluksin e rezervimeve të këtij sezoni nga shtetasit dhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Teksa theksoi faktin se të gjithë janë ende në një fazë paqartësie, z. Caushi tha se duhet pritur testimi i parë i hapjes, me grupin e parë të turistëve për të kuptuar se si do të operohet në këtë sezon të pazakontë.
“Mendoj se të gjithë do të presim hapjen e fluturimeve dhe hapjen e kufijve detarë. Duhet të shohim testin e parë të hapjes, do të na duhet të presim turistët e parë për të kuptuar ecurinë e mëtejshme. Këto 3-4 ditë te fundit, gjërat kanë filluar të lëvizë fare pak. 4 muaj e fundit ka pasur vetëm anulime”, tha z. Caushi.
Për të, nisja e fluturimeve të para drejt Austrisë më 15 qershor është një lajm shumë i mirë pasi ‘Austria është nyjë lidhëse me Evropën veriore dhe qendrore.
“Kjo është një lëvizje shumë e mirë, mezi presim nisjen e fluturimeve me vende të tjera.
Ne kemi punuar zakonisht me tregun skandinav, holandez, Kanada, Amerikë, Belgjikë, Australi, Afrika e Jugut dhe nga Azia”, shtoi ai.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni