‘Është xhungël, aspak e lehtë’ Ibsen Elezi tregon si do ta mundë Sali Berishën

13 Maj 2022 | 19:11

Ibsen Elezi, rivali i vetëm përballë Sali Berishës në garën për kryetar të PD tha se do të pastrojë partinë nga ata që do vjedhin vota.

Në emisionin ‘Sot’, në Euronews Albania, Elezi e pranoi se beteja që ka marrë përsipër përballë asaj që e cilësoi xhungël, është e vështirë teksa tha se fenomeni i vjedhjes së votave është fenomen alarmant.

“Nuk është garë e padrejtë, është xhungël, që nuk e ke asnjë rrugë të qarte çfarë do bësh. Njerëzit që vjedhin vota janë të deklaruar si Edi Paloka dhe Albana Vokshi. Dhe të tërë këta njerëz që kanë hedhur votën në proces verbal për të legalizuar vjedhjen e Lulzim Bashës unë e kam thënë që këta njerëz jo vetëm duhet të largohen por duet të procedohen. Kjo është alarmante”, tha Elezi.

Por ai u u shpreh i vendosur për të mbrojtur çdo votë të vetën me çdo kusht.

“Nuk mund të manipulojnë votat me mua. Unë kam njerëz dhe mjete për t’i ruajtur votat. Unë këtyre njerëzve që vjedhin vota do tua nxij jetën me media e me të gjitha. Betejat me këto lloj formash të bartuara nga sistemi komunist i kam përballuar që fëmijë. Nuk më bëjnë përshtypje”, u shpreh rivali i Berishës në garën për kryetar të PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022