Kina heq dorë nga organizimi i Kupës së Azisë 2023 për shkak të COVID-it
Vala e re e Covid-19 në Kinë, ka detyruar vendin aziatik që të heqë dorë nga organizimi i Kupës së Azisë 2023.
Lajmi është bërë i ditur nga Konfederata Aziatike e Futbollit me anë të një komunikate për shtyp në faqen e saj zyrtare.
Kompeticioni i përbërë nga 24 përfaqësuese ishte parashikuar që të zhvillohej në 10 qytete të Kinës në muajin qershor dhe korrik të vitit të ardhshëm.
Konfederata Aziatike tha se ishte informuar zyrtarisht nga Federata Kineze e Futbollit se nuk do të ishte në gjendje të mirëpresë turneun.
Deri më tani, nuk është vendosur se cili vend do të marrë përsipër organizimin e këtij kompeticioni.
🚨 بيان صحفي هام بخصوص استضافة #كأس_آسيا 2023!
طالع التفاصيل ⬇️https://t.co/G7MFzvFLaM
— كأس آسيا (@afcasiancup_ar) May 14, 2022
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh