Abuzimet me çmimet në Kosovë, mbi 1 mijë ankesa te institucionet

15 Maj 2022 | 08:49

Rritja e çmimeve në Kosovë ka shtuar dhe mashtrimet e bizneseve ndaj qytetarëve. Në institucionet e Kosovës ka më shumë se 1 mijë ankesa për reklama mashtruese, zbritje fiktive të çmimeve dhe tregtim i produkteve jo cilësore.

Përfaqësues të shoqatës së mbrojtës së konsumatorëve thonë se institucionet nuk kanë bërë sa duhet për të ndalur abuzimet.

“Për fat të keq manipulimi i çmimeve për disa biznese, në veçanti për disa markete, është bërë biznesi kryesor, si duket aty e kanë përfitimin më të madh. Ne kemi shumë ankesa si qytetar dhe familje konsumatore se çmimet dallojnë nga rafti deri në arkë , por edhe dallojnë si çmime nominale në krahasim me çmimet reale, krahasim me peshën, me vëllimin, përbërësit, cilësinë, afatin e skadencës dhe mënyrën e ruajtës së tyre”, thotë Selatin Kaçaniku, përfaqësues i organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ministria e Industrisë dhe Tregtisë në Prishtinë thotë se gjatë muajve të parë të këtij viti ka marrë më shumë se 1 mijë ankesa për çmimet. Prej tyre janë pranuar vetëm, 202.  Sipas ministrisë duhen më shumë inspektorë për të kontrolluar tregun.

Ndërkohë qytetarët thonë se shumica e bizneseve nuk ndëshkohen dhe masat e marra nga institucionet janë të pamjaftueshme.

“Shumë shpesh ndodhë kjo, e shikon në raft apo edhe kur të vjen pagesa, çmimi del shumë më i lartë, është shumë keq. Duhet inspektorat sa më shumë me dalë për t’i kontrolluar marketet”, shprehet një qytetar.

Muajve të fundit janë shtuar ankesat se, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe krizës globale, disa biznese kanë rritur artificialisht çmimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026