Lulzim Basha i ashpër me qeverinë Rama: Ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar kryeministrin e vendit Edi Rama, ndërkohë shton se ky i fundit ka inauguruar dy herë një fermë në Divjakë.
“Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë’, shkruan Basha.
Me anë të një reagimi publik, kryedemokrati Basha thotë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri, janë vënë të gjitha në dispozicion të klientëve të Edi Ramës.
“Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qendrore të ERTV-së”, shton ai.
Kryedemokrati bën përgjegjëse qeverinë shqiptare për situatën e vështirë ekonomike, e cila sipas tij, ka pllakosur çdo sektor dhe fajtor për këtë gjendje është vetë Rama.
“Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare”, përfundon shënimi i Bashës.
Pavarësisht pretendimeve të opozitës së bashkuar, kryeministri Edi Rama në daljet e tij publike ka theksuar se Shqipëria e ka menaxhuar me efikasitet situatën e coronavirus.
Kryeministri i vendit ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të prezantohet një plan i rimëkëmbjes ekonomike, i cili do të ketë projeksione zhvillimi deri në vitin 2025.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni