Ndalohet pjesëmarrja e përfaqësuesve rusë në Festivalin e Filmit në Kanë

17 Maj 2022 | 12:06

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të bojkotojë kineastët rusë.

Filmat e tyre do të shfaqen gjatë ditëve të festivalit, por në event nuk lejohet pjesëmarrja e asnjë zyrtari të lidhur me qeverinë e Kremlinit.

Gjatë një konference për shtyp në Pallatin e Festivaleve, në prag të hapjes së Festivalit të Kanës, drejtori i këtij eventi shpjegoi përse nuk do të ketë përfaqësues zyrtarë rusë në këtë organizim.

Festivali i ndaloi pjesëmarrjen delegacionit nga Rusia, por kinematografia ruse nuk do të bojkotohet.

“Ne dhamë një deklaratë për shtyp 2 muaj më parë, në fillim të luftës, për të përcaktuar qëndrimin tonë të qartë se nuk do të ketë asnjë përfaqësues rus, kjo përfshin trupa qeveritare ose nga qeveria e vendit. Ideja e një bojkoti total, që u kërkua jo nga autoritetet ukrainase, por nga njerëz shumë ekstremë, është një pozitë që unë mund ta kuptoj. Të paktën kuptoj arsyen përse na e kërkojnë, sepse këta njerëz po bombardohen. Është një vend që po sulmohet, që po pushtohet”, tha Drejtori i Festivalit, Thierry Fremaux.

Për drejtorin e festivalit, ky është një shans për të mbështetur rusët që nuk janë dakord me luftën dhe për t’i ofruar mbështetje popullit ukrainas.

“Mendoj se ne duhet të përpiqemi të bëjmë një dallim midis rusëve që marrin rreziqe dhe i bëjnë rezistencë linjës zyrtare, me ata që po denoncojnë çfarë po ndodh. Sigurisht, ky është pozicioni i Festivalit, duke treguar mbështetje absolute dhe të panegociueshme për popullin ukrainas dhe përfaqësuesit e tyre”, tha Drejtori i Festivalit,Thierry Fremaux.

Kineastët ukrainas do të kenë një ditë të dedikuar dhe një prej regjisorëve të tyre më premtues, Sergei Loznitsa do të shfaqë “Historinë Natyrore të Shkatërrimit”, që flet për bombardimin e qyteteve gjermane në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërkohë, filmi i fundit i regjisorit lituan Mantas Kvedaravicius, i cili u vra nga forcat ruse në Ukrainë muajin e kaluar, do të ketë një premierë speciale.

Në garë është edhe regjisori i dëbuar rus Kirill Serebrennikov, një zë kritik i luftës. Filmi i tij “Gruaja e Tchaikovskit” do të jetë pjesë e festivalit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026