Vazhdojnë protestat në SHBA, teksa polici tani akuzohet për vrasje të shkallës së dytë
Policia është përballur me rreth 1000 protestues që kanë sfiduar shtetrrethimin në Bruklin të Nju Jorkut.
Forcat e rendit kanë goditur demonstrues dhe gazetarë, pavarësisht faktit që protesta kishte qenë paqësore, sipas fotografit të Reuters që ndodhej në vendngjarje.
Nju Jorku ka vendosur një shtetrrethim në orën 20:00, për të ndaluar plaçkitjet që kanë ndodhur prej disa netësh.
Ndërkohë që protestat kanë vazhduar, katër policët e përfshirë në arrestimin e George Floyd, që çoi në vdekjen e tij, janë përballur me akuza më të rënda.
Derek Chauvin, polici që u filmua duke i vendosur gjurin mbi qafë e duke i peshuar me të gjithë trupin, ishte akuzuar fillimisht për vrasje të shkallës së tretë, që është vrasje nga pakujdesia, por pa qëllim për t’i shkaktuar dëme. Ndërsa vrasja e shkallës së dytë përfshin edhe qëllimin.
Tre policët e tjerë, të cilët vetëm sa ishin shkarkuar nga detyra, tani janë të akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta